English

Vazhdojnë provat në kuadër të garës së “Red Bull Air Race” në Gjermani, anuluar dje pas motit të keq (VIDEO)

SHIKONI LIVE, RED BULL AIR RACE

Lausitz, Gjermani, 8 Gusht 2010, NOA – Kanë vazhduar provat kualifikuese sot në lausitz të Gjermanisë në kuadrin e Botërorit 2010 “The Red Bull Air Race”.

Aktiviteti po zhvillohet në praninë e dhjetëra mijë fansave në mjediset e Eurospeedway.

Provat e djeshme u zhvilluan pjesërisht, gjatë gjithë ditës, në kushte të një moti të keq, me reshje.

Për këtë shkak, vazhdimi i tyre ndonëse u paralajmërua disa herë se do të vazhdonte, në orën 17.20 përfundimisht u anulua duke u vendosur nga Race Committee që të zhvillohen sot në orën 11.00, pak orë para garës finale.

Me 14 pilotë në garë, Kampionati Botëror i “The Red Bull Air Race” ka mbledhur më të mirët e këtij sporti spektakolar që organizohet në disa vende të botës dhe që sivjet mbyllet me Gjermaninë.

Shikoni ketu te gjithe pilotet

Rezultatet

r.n/NOA

{youtube}DfWy46SBrfo{/youtube}

KOMENTE