Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdes 22 vjeccari, i bie kamioni i ngarkuar me krom
English

Vdes 22 vjeccari, i bie kamioni i ngarkuar me krom

Bulqizë, 8 gusht, NOA – Mungesa e kushteve të punës në sektorin e minierave dhe të transportit të materialeve ka shkaktuar një tjetër viktimë. 22 vjeçari Gentian Leti ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti gjatë shkarkimit të një kamioni me krom.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme, kur 22 vjeçari ka qenë në krah të një prej rimorkiove me kromë.

Gjatë procesit të shkarkimit një prej rimorkiove është përmbysur duke zënë nën vete 22 vjeçarin Leti.

Të pranishmit në vendngjarje janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë, por plagët e marra kanë qenë fatale për të riun. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe është duke marrë në pyetje të pranishmit si dhe po verifikon gjendjen teknike të kamionit dhe të sistemit të shkarkimit.

NOA

KOMENTE