Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, arrestohet kosovari, ndihmoi një shtetase të kalonte kufirin me dokumente të rreme
English

Durrës, arrestohet kosovari, ndihmoi një shtetase të kalonte kufirin me dokumente të rreme

Durrës, 9 gusht, NOA – Një shtetas kosovar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi dyshohet se ka ndihmuar një shtetase nga Librazhdi për të kaluar kufirin shqiptar, në mënyrë të paligjshme, duke i siguruar dokumente të rreme.

Burime nga policia e Durrësit i thanë agjencisë NOA se bëhet fjalë për 43 vjeçarin Fazli Ademi, nga Fshati Gadimë i Komunës së Lipjanit në Kosovë.

Uniformat blu e kanë realizuar arrestimin në flagrancë të kosovarit dje në mesditë.

Nga informacionet e marra nga i arrestuari, që figuron i divorcuar në dokumentet e tij, dje rreth orës 01.45, pas nesnatës dyshohet se ka ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyre të paligjshme, 25 vjeçaren L.C, lindur dhe banuese në Librazhd.

43 vjeçari nga Kosova, Fazli Ademi i ka vënë asaj në dispozicion një pasaportë kosovare dhe një leje qëndrimi zviceriane në emër të një shtetaseje tjetër.

Ky veprim i jashtëligjshëm i kosovarit është konstatuar gjatë përpunimit të pasagjerëve nga ana e punonjësve të policisë kufitare, në Portin e Durrësit.

Policia ka sekuestruar si provë materiale dokumentet e lartpërmendura.

Ndërsa Fazli Ademi po hetohet nga prokuroria e Durrësit për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

mit/NOA

KOMENTE