Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në 3 ditë: lind, vdes, ringjallet e në fund vdes sërish. Nën hetim, mjeku
English

Në 3 ditë: lind, vdes, ringjallet e në fund vdes sërish. Nën hetim, mjeku

Meksikë, 9 gusht 2010, NOA - Në tre ditë: lindi, vdiq, u kthye në jetë në funeralin e saj dhe me pas vdiq sërish.

Kjo është historia tragjike e një foshnje në Meksikë, ku vogëlushja e lindur parakohe ishte deklaruar e vdekur nga një mjek në qytetin Tulancingo, në shtetin Hidalgo.

Gjatë funeralit të saj, prindërit kanë dëgjuar zhurma të çuditshme që vinin nga arkivoli dhe kur ata e hapën, gjetën krijesën e vogël të gjallë, në lot, por në gjendje kritike. Fëmija është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të shpëtojë.

"Unë e hap arkivolin dhe pashë, që ajo merrte ende frymë” tha Hoze Alvarenga, babai i vajzës. “Fëmija vdiq nga asfiksimi, tre ditë pasi ishte deklaruar e vdekur”, tha në një konferencë për shtyp prokurori i Përgjithshëm i Hidalgos, Hoze Rodrigues .

Ndërkaq, mjeku i cili shpalli vdekjen e fëmijës, është aktualisht nën hetim.

a.e/NOA

KOMENTE