English

OSSH: Remontet, këtë javë do priten dritat në Tiranë dhe disa qytete

Tiranë, 9 Gusht, NOA – Duke nisur nga dita e sotme, disa qytete të vendit, do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për disa orë.

Lajmi është bërë me dijeni nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), i cili ka informuar përmes një njoftimi për mediat, se që nga sot deri të premten do të ketë furnizim të reduktuar me energji elektrike në disa zona të kryeqytetit dhe në disa qytete të vendit.

Duke dhënë si shkak për këtë, kryerjen e disa remonteve me qëllim mirëmbajtjen e linjave të furnizimit.

Për to, thuhet se për shkak të amortizimit të paktën një herë në vit duhen që të ndërpriten që të riparohen. Konkretisht, bëhet me dijeni se në këtë proces demontimi do të përfshihet linja 35 kv Tiranë-Kinostudio-Lanabregas dhe nënstacioni Kinostudio, ku do të jenë pa energji elektrike nga ora 09:00- 16 :00 Kinostudio, zonat përreth saj, Komuna Dajt, Qesaraka.

Por do të përfshihen gjithashtu nga mungesa e energjisë edhe Kruja, Kukësi, Shishtaveci, Hysgjokaj dhe Mërtishi në Lushnjë, Përmeti, fshatrat e Gramshit dhe ato të Beratit.

n.e/NOA

KOMENTE