Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Paul Bonhomme fiton provat e kampionatit “Red Bull Air Race”
English

Paul Bonhomme fiton provat e kampionatit “Red Bull Air Race”

Lausitz, 9 Gusht, NOA – Provat kualifikuese të kampionatit Botëror “Red Bull Air Race”, që po zhvillohen në Gjermani, janë fituar nga britaniku Paul Bonhomme, duke u pasuar nga austriakja Hannes Arch.

Bonhomme, i cili fitoi gjithashtu edhe kampionatin e vitit 2009, deklaroi se kjo ishte një gjë shumë e veçantë për të.

Ai është kështu piloti më i suksesshëm në historinë e sportit me 13 fitore në karrierë, por gjithsesi, pranoi se ishte i zhgënjyer që nuk arriti të mundë Arch në finalen e sezonit, edhe pse ai ka fituar podiumin rekord.

Sipas tij, gjëja kryesore është që ata kanë fituar kampionatin ballë për ballë.

“Unë kam qenë duke thënë se gjatë gjithë vitit kam qenë i qetë dhe se kam qëndruar i tillë deri në këtë garë. Por kjo ditë nuk ka shkuar pikërisht siç ishte planifikuar, e megjithatë unë jam shumë i kënaqur për tërë vitin”, shton më pas ai.

Në fund, i gëzuar duke festuar ka pohuar se “e dinte që mund të fitonte në garë, për shkak se aeroplani është i shpejtë dhe kjo është një udhë e shpejtë".

Me 14 pilotë në garë, Kampionati Botëror i “The Red Bull Air Race” ka mbledhur më të mirët e këtij sporti spektakolar që organizohet në disa vende të botës dhe që sivjet mbyllet me Gjermaninë.

n.e/NOA

KOMENTE