English

Afganistan, 1200 të vdekur në 6 muaj dhe 2 mijë të plagosur në gjendje kritike

Afganistan, 11 Gusht NOA - Janë më shumë se 1 mijë e 200 civilë të vdekurit në Afganistan në gjashtë muajt e parë të vitit dhe 1 mijë e 997 të plagosur në gjendje mjaft të rëndë.

Kjo shifër është raportuar nga përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së për Afganistanin, Staffan de Mistura.

“Numri i civilëve të vdekur dhe të plagosur, - shton de Mistura, - është rritur me 31% gjatë të njëjtës periudhë edhe në 2009”. OKB ka vënë re gjithashtu një rritje me 25% në numrin e civilëve të vrarë nga rebelët dhe forcat ndërkombëtare.

Në gjashtë muajt e parë të 2009, ishin një mijë e trembëdhjetë të vrarë afganë.

r.b/NOA

KOMENTE