Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britani: rikthehen në tavolinë ketrat, simboli i varfërisë
English

Britani: rikthehen në tavolinë ketrat, simboli i varfërisë

Londër, 10 gusht 2010, NOA - Britanikët duket se i janë rikthyer modës së ketrave, jo si kafshë shtëpiake, por si ushqim.

Deri tani, ketri nuk ishte shumë popullor në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ai konsiderohej si ushqim i të varfërve dhe simptomë e kohërave të vështira.

Ende sot, nga personat më të vjetër në Angli kujtohet supa ose lakrori i bërë me mishin e këtyre brejtësve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, gjërat janë duke ndryshuar rrënjësisht. Ky brejtës po zë gjithnjë e më shumë vend në pjatat e britanikëve.

Një supermarket në veri të Londrës po furnizon vazhdimisht konsumatorët prej katër muajsh. Sipas pronarit, brenda katër viteve shitja e kësaj kafshe do të jetë po aq e zakonshme si ajo e lepurit.

Steve Downey, drejtor i Chef Direct në Bristol , thotë se shiten 200 ketra në një javë për konsumatorët e thjeshtë dhe furnizohen 20 restorante. Por , nuk janë të këtij mendimi ambientalistët dhe shoqatat ekologjike: kjo modë e re për ta është një masakër mizore dhe e pakuptimtë.

a.e./NOA
KOMENTE