Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inspektohen 1700 lokale në bregdet, pezullohen 153 dhe gjobiten 245 të tjera
English

Inspektohen 1700 lokale në bregdet, pezullohen 153 dhe gjobiten 245 të tjera

Tiranë, 10 Gusht, NOA – Ndër 1700 lokale të inspektuara nga specialistët e ministrisë së Mjedisit në zonën bregdetare të vendit, 153 prej tyre janë pezulluar, ndërsa 245 të tjera në rang vendi janë ndëshkuar me gjoba të ndryshme pasi shka

Ky është bilanci i kontrolleve të vazhdueshme të ndërmarra gjatë këtij sezoni ndaj lokaleve në bregdet, i cili u bë me dijeni nga Alfred Deshati, drejtor i Kontrollit per Mjedisin në ministrinë e Mjedisit.

Sipas tij, duke iu referuar problemit të ndotjes së mjedisit detar nga shkarkimet e ujërave të zeza, largimin publik dhe administrimin mjedisor te mbetjeve urbane, si dhe ndotjes akustike mbi nivelin kufi të zhurmës, janë zhvilluar një sërë kontrollesh nga autoritetesh.

Deshati bëri me dije më pas se ndërkaq, po merren masa për normalizimin e situatës mjedisore ku janë konstatuar edhe shkeljet ligjore.

“Në rast konstatimi të shkarkimit të paligjshëm në det të ujërave të zeza, do kryhet prishja e kanalizimeve që shkarkojnë në det, do merren masa administrative me gjobë dhe në rastet që do konstatohet që kjo shkelje është e përsëritur, do të bëhet kallëzim penal pranë organit të prokurorisë për personat përgjegjës”, bëri me dije ndër të tjera zyrtari i lartë i Mjedisit.

Duke përfunduar se për objektet tregtare që do vazhdojnë shkarkimin e ujërave të zeza në det, nga organi shtetëror kompetent do bëhet bllokimi i veprimtarisë, si dhe do dërgohet propozimi per heqje të licencës për ushtrimin e veprimtarisë përkatëse në institucionin shtetëror kompetent.

n.e/NOA

Të dhënat për inspektimet

Nr.

Zona

Inspektime Gjithsej

Gjoba gjithsej

Pezullime

1

Tirane

404

67

68

2

Shkoder

181

33

5

3

Lezhe

115

31

12

4

Durres

246

41

18

5

Korçe

311

16

20

6

Vlore

297

51

25

7

Fier

145

6

5

Shuma totale

1699

245

153

n.e//NOA

KOMENTE