Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia për grabitjen e NBG: U vodhën 350 mijë lekë të reja, të paidentifikuar autorët
English

Policia për grabitjen e NBG: U vodhën 350 mijë lekë të reja, të paidentifikuar autorët

Tiranë, 10 gusht, NOA Update - Grabitës të maskuar kanë vjedhur sot rreth orës 09.15 një sasi prej 350 mijë lekësh të reja në një nga filialet e bankës NBG, që ndodhet në rrugën e Kavajës.

Policia e shtetit përmes një njoftimi për shtyp njoftoi se një grup hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon ende për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes si dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në mes të Tiranës.

Nga hetimet paraprake të grupit hetimor rezulton se, autorët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre edhe i armatosur.

Policia konfirmoi se autorët e ngjarjes kanë mundur të vjedhin në këtë bankë sasinë prej 350 000 lekësh të reja, sasi parash kjo që përdorej nga punonjësit e bankës për pagesa emergjente.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, duke marrë shkas nga kjo vjedhje, ka marrë menjëherë një sërë masash organizative në bashkëpunim me Shoqëritë e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike si dhe me Punonjësit e Sigurimit të Brendshëm të Bankave të Nivelit të dytë, me qëllim garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit bankar të tyre si dhe bizneseve në përgjithësi.

Aktualisht, strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Kryeqytetit, po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

mit/NOA
KOMENTE