Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pronarët ikin me pushime, pitbulli hidhet nga kati i shtatë
English

Pronarët ikin me pushime, pitbulli hidhet nga kati i shtatë

Romë, 11 gusht 2010, NOA - Një pitbull është hedhur nga kati i shtatë i një apartament në Romë, në Via Prenestina. Sipas hetimeve në momentin kur qeni kaloi kangjellat e ballkonit ishte i vetëm në shtëpi. Pronarët, raportuar nga policia lokale ishin me pushime dhe kishin caktuar një person për ti sjellë ushqimin kafshës. Sipas “L’Ente Nazionale Protezione Animali” (Enti Kombëtar për Mbrojtjen e Kafshëve) “sindroma e braktisjes sociale” ka qenë shkaku i hedhjes së qenit.

"Zakonisht, kur ka një ndryshim në strukturën e familjes, kafsha ndihet e izoluar dhe mund të kryejë akte të paarsyeshme" , thotë Enrico Alleva, në “Istituto Superiore di Sanità”. “Në rastin e pitbullit, - vazhdon Alleva , - qeni para se të shkonte mbi kangjellat e ballkonit ka qenë në një gjendje të trazuar psiko-motorike dhe ka bërë një përpjekje për t'u ribashkuar me familjen". Sindroma e braktisjes sociale, ndodh te kafshët pas 2-4 javësh, te më të qëndrueshmit mund të shkojë në 6-8 javë. Rasti i pitbulit në Romë, nuk është i vetmi, në Merano një qen u hodh nga kati i tretë pasi u la vetëm nga pronari.

"Është e mundshme që këto kafshë vuajnë tmerrësisht nga shkëputja emocionale me pronarët e tyre – thuhet në një deklaratë lëshuar nga ENPA (L’Ente Nazionale Protezione Animali) dhe vuajtjet kthehen shpesh në një gjendje të jashtëzakonshme emocionale stresi dhe ankthi.

“Ndaj përpara se të ndaheni nga miqtë tuaj me katër këmbë do të ishte një ide e mirë për ti edukuar ata pak përpara se të niseni, për shembull, ju duhet të bëni disa teste, duke i lënë ato vetëm për disa orë. Në këtë mënyrë qeni kupton se ndarja emocionale është vetëm e përkohshme. E nëse keni vendosur ta lini kafshën në banesën tuaj, udhëzoni një mik të kujdeset për të, ju duhet të preferoni një person me të cilin ai është familjarizuar", thotë Ilaria Ferri, drejtor shkencor i ENPA.

a.e/NOA

KOMENTE