Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shajnë dhe godasin policiët në rrugë, arrestohen 3 të dehurit
English

Shajnë dhe godasin policiët në rrugë, arrestohen 3 të dehurit

Korçë, 10 Gusht, NOA – Forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar në flagrancë tre ptë rinj, të cilët në gjëndje të dehur kanë fyer, goditur dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të patrullës së përgjithshme.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se të ndaluarit janë përkatësisht Kledion Cale, 25-vjeç; Kostika Lace, 22-vjeç dhe Petro Selimllari, 41-vjeç; që të tre banues në Korçë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, tek lokal “Birra Panda” në qytetin juglindor.

Bëhet me dijeni se menjëherë nisën të kryhen veprimet hetimore proceduriale për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës, fyerje për shkak të detyrës”; të parashikuara nga nenet 274 , 236 ,237, 239 e 25 të Kodit Penal, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE