English

Aksidenti ajror, humb jetën ish-senatori Ted Stivens

Alaskë, 11 gusht, NOA – Ish-senatori amerikan republikan Ted Stivens, ka humbur sot jetën në një aksident ajror në Alaska, së bashku me 4 persona të tjerë.

Ai qëndroi për katër dekada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas, u dëbua për korrupsion nga ky vend.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se drejtori Ekzekutiv në Amerikën e Veriut dhe ish-kreu i NASA-s Sean OKeefe, i cili po udhëtonte me senatorin, ka arritur që t’i mbijetojë këtij aksidenti të rëndë ajror.

Aeroplani me 9 persona që ndodheshin në bord, në mesin e të cilëve ishin edhe Ted Stevens dhe ish-drejtori i agjencisë NASA, është rrëzuar mbrëmë vonë.

Republikani Stivens, ka qenë kryetar i Komitetit për ndarjet buxhetore të Senatit dhe një përkrahës i fortë i buxhetit të mbrojtjes në SHBA. Ai humbi përpjekjet për tu rizgjedhur në vitin 2008, pasi u akuzua për korrupsion.

n.e/NOA

KOMENTE