Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ironia e Berishës: Bollano ta inaugurojë rrugën e Palasës me Milon
English

Ironia e Berishës: Bollano ta inaugurojë rrugën e Palasës me Milon

Jalë, 11 Gusht, NOA Update – “Duke ardhur këtu, më lindi ideja që rrugën e Palasës, zoti Bollano ta inaugurosh me zotin Paskal Milo”.

Me këto fjalë ironizuese, i është drejtuar kryebashkiakut të Himarës kryeministri Berisha gjatë ceremonisë së inaugurimit të dy rrugëve që zbresin në bregdet, rrugën e plazhit të Jalit dhe atë të Livadhës, në Himarë.

“Zoti Milo të marrë lidershipin e opozitës e ta sjellë në Palasë, të vijë në Vuno të shohë edhe dajot e tij, se 8 vjet nuk lëvizën as 8 gurë dhe tani, nga mëngjesi deri në darkë, mohojnë, mohojnë dhe vetëm mohojnë. Pasi të kthehen nga Makao dhe Los Anxhelos, pasi i kanë shumë qejf kazinotë, të zbresin në Palasë, edhe pse nuk ka kazino, por ka rrugë shumë të bukur dhe një nga peizazhet më të bukura të Europës”, vijoi fjalët e tij Berisha.

Duke përfunduar se garanton që do të kompletojë në këtë bashki, por dhe në mbarë vendin, një nga infrastrukturat më moderne në rajon dhe do të bëjë çdo gjë që të jetë sa më e afërt dita, kur këtë vend ta vizitojnë jo më pak se 7 milion turistë.

n.e/NOA

KOMENTE