English

Në Ohër, 30% më pak turistë

Ohër, 11 Gusht, NOA – Në Ohër, është regjistruar rënie e numrit të turistëve në këtë periudhë më të preferuar të verës.

Hotelierët e disa hoteleve kanë njoftuar se për 30 për qind është zvogëluar numri i turistëve në këtë periudhë kyçe të turizmit veror në Ohër.

Ata kanë theksuar si arsye e kësaj situate është kriza ekonomike dhe liberalizimi i vizave. “Ne kemi çmime tejet të pranueshme dhe nuk janë të larta.

Sigurisht janë arsyet e tjera se përse sivjet ka rënie të turistëve të huaj, por edhe ato vendor”, ka theksuar Pero Kutanoski nga hoteli “Granit” në Strugë.

Hotelierët e Ohrit kanë shprehur ankesa lidhur me infrastrukturën e keqe dhe mos shfrytëzimin e aeroportit të Ohrit, ku gjatë javës ka vetëm një fluturim dhe aterim të një avioni çarter. Ankesa për mungesë të turistëve kanë shprehur edhe pronarët e banesave private dhe të dhomave që japin me qira.

NOA-INA

KOMENTE