Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrezet e diellit, 1/3 e tyre i depërton çadrat e plazhit dhe rrobat e banjës
English

Rrezet e diellit, 1/3 e tyre i depërton çadrat e plazhit dhe rrobat e banjës

Valencia, 11 Gusht, NOA – Kujtoni se jeni duke i shpëtuar diellit dhe rrezeve të forta të tij duke u fshehur nën çadër, por ja që kjo nuk është aspak një metodë efikase, ashttu siç ne mendojmë.

Pasi, sipas një përfundimi të arritur nga studiuesit spanjollë të universitetit të Valencias, 1/3-a e rrezeve diellore tyre arrin të depërtojë përtej çadrave, por edhe veshjeve tona ndërsa jemi duke ecur në plazh, pra edhe poshtë rrobave të banjës gjithashtu.

Sipas tyre, rrezatimi diellor ka aftësinë të kalojë nëpër rroba të llojeve të ndryshme, ndërsa përcaktohet edhe doza e rrezatimit që mund të arrijë në lëkurë.

Studimi i publikuar kohët e fundit në revistën “Photochemistry dhe Photobiology”, tregon konkretisht sesi 34 % e rrezeve ultravioletë arrijnë të depërtojnë nën pëlhurën e çadrës që përdoret si një strehë në plazh.

“Së pari, ne duhet të bëjnë dallimin në mes të dritës që vjen direkt nga dielli dhe rrezatimit të shpërndarë që penetron, - thotë José Antonio Martínez-Lozano, bashkautor i hulumtimit, - me punën tonë ne kemi treguar se rreth një e treta (34 përqind) e rrezeve të diellit nuk arrin të mbulohet prej çadrës, por depërton brenda saj”.

Ky zbulim ndihmon për të kuptuar më mirë zhvillimin e llojeve të kancerit të lëkurës të cilat janë të lidhura me ekspozimit të diellit dhe lidhet me sëmundjet tjera të lëkurës.

Në të vërtetë, dielli është një mik i shëndetit tonë dhe prodhon vitaminën D (të cilën trupi e sintetizon në pjesën më të madhe për shkak të veprimit të rrezatimit ultravjollcë që absorbohet nga lëkura), por ai është i lidhur edhe me shumë sëmundje siç janë sëmundjet auto-imune, infeksione, sëmundje kardiovaskulare dhe madje edhe kancer.

Rrezik, që nëse nuk njohim siç duhet aftësinë rrezatuese të diellit, mund edhe të gabojmë me masën e marrjes së tyre nga trupi ynë.

n.e/NOA

KOMENTE