Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Stream”: Nuk jemi në Shqipëri për politikë por për angazhimet në industrinë energjetike
English

“Stream”: Nuk jemi në Shqipëri për politikë por për angazhimet në industrinë energjetike

Lexoni reagimin e PS

Tiranë, 11 gusht 2010 NOA – Kompania “Stream” deklaroi sot se nuk është në Shqipëri për politikë por për të përmbushur angazhimet e saj në industrinë energjetike. Pohimin e bëri në një dalje për mediat, Dr Sotirios Kapotas, President & Drejtor Ekzekutiv i Stream Oil & Gas Ltd.

Kapotas tha se nga data 9 Shtator 2009 deri në fund të Qershorit 2010, Stream ka shpenzuar për operacione të ndryshme një shumë prej rreth 20 milionë dollarësh dhe planifikon që të arrijë në rreth 30 milionë dollarë deri në fund të këtij viti.

“Si President dhe Drejtor Ekzekutiv i Stream Oil & Gas Ltd, është kënaqësi dhe obligim I imi që të informoj të gjithë partnerët tanë rreth planeve të Stream, të cilat për shkak edhe të natyrës së operacioneve në Shqipëri, kanë impakt si në disa intitucione shtetërore ashtu edhe në publikun Shqiptar. Ndërgjegja korporative si dhe imazhi publik është tepër i rëndësishëm për “Stream”, - tha z.Kapotas.

Ai nënvizoi se deklaratat publike të kohëve të fundit rreth “Stream” kanë qenë denigruese, të pabaza dhe mendoj që kërkojnë një sqarim po publik jo vetëm për të vënë gjërat në vendin e duhur por edhe për të dhënë një informacion të përgjithshëm për planet dhe qëllimet e “Stream” në Shqipëri.

“Stream Oil & Gas” l.t.d. është kompani publike kanadeze për prodhimin, zhvillimin dhe ekxplorimin e naftës dhe gazit, e cila tregëton në bursën e Torontos nën simbolin “SKO”. Kompania ka tregëtuar në bursat kanadeze që në vitin 2005 dhe të gjitha informacionet rreth saj janë publike e lehtësisht të aksesueshme nga çdo person e në çdo kohë, - theksoi Kapotas.

Ai sqaroi se aksionet e “Stream” mbahen dhe tregtohen nga aksionerët kryesorë globalë Amerikano Veriorë dhe Europiane si dhe klientët e tyre që përfshijnë (por nuk limitohen vetëm në) emra të njohur si: Haywood Inc, JP Morgan, Jones& Gable, CIM Investments, Canaccord Capital, Scotia Capital, Muse Capital, TD Waterhouse Canada etj.

Kapotas pohoi se në vitin 2007, pas negociatave të gjata, “Stream Oil & Gas” Ltd, që është dege 100% në varësi e në pronësi të plotë të “Stream” (Ishujt Cayman) firmosi një Marrëveshje Hidrokarbure me Albpetrol Sh. A. dhe një Marrëveshje License për 25 vjet me Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) për të zhilluar operacione në zonat e naftës Ballsh – Hekal, Gorisht – Kocul dhe Cakran – Mollaj si dhe në zonën e gazit në Delvinë.

Marrëveshja Hidrokarbure i kërkonte “Stream” që të angazhohej për një program investimesh minimumi 4.8 milionë dollarë për 18 muajt e parë të periudhës së vlerësimit, angazhim ky substancialisht më i madh se ajo që ishte kërkuar nga autoritetet shqiptare në marrëveshje e mëparshme të ngjashme. Procedurat për dhënien e koncesionit, janë

bazuar në legjislacionin Shqiptar dhe kanë qenë të njëjta me ato që ishin dhënë më parë në këtë sektor.

Sipas z.Kapotas, marrëveshja me “Stream”, pavarësisht se për fusha prodhimi jo të rëndësishme, parashikonte përfitime më të mëdha nga ana e Autoriteteve Shqiptare në krahasim me marrëveshjet e tjera koncesionare.

“Për ta bërë më të qartë: marrëveshja

parashikon që Albpetrol Sh. A. dhe Qeveria Shqiptare të marrin 70% të prodhimit paraekzistues të naftës, 2-6% share royalty, 10% taksë royalty mbi volumin e shitjeve, 50% tatim mbi fitimin (shumë më e lartë se në cdo biznes tjetër në Shqipëri). Ndërkohë, bazuar në marrëveshjen, “Stream” duhet të mbulojë të gjitha kostot e operacioneve, trajnimit te personelit, siguron paga më të larta për punonjësit si dhe mbulon kostot për mbrojtjen e ambientit”, - tha z.Kapotas.

po ashtu ai theksoi se “Stream” ka paguar te gjitha obligimet, taksa dhe detyrimet tek Autoritetet Shqiptare dhe ky informacion është shprehur në deklaratat financiare të auditit që janë publike ashtu sikurse kërkohet për çdo kompani publike ndërkombëtare. Duhet theksuar që çdo përfitim nga shitjet e hydrocarbureve janë ri-investuar në Shqipëri së bashku me fondet e ngritura nga tregun publik që kanë konfirmuar edhe një herë angazhimin e “Stream” per te investuar ne sektorin energjitik në Shqipëri.

“Edhe pse në kushte të vështira operacionale në zonat e marrëveshjes, Stream ka arritur që në mënyrë të suksesshme të përmbushë e të tejkalojë angazhimet e marrëveshjes, një proces që është audituar dhe konfirmuar zyrtarisht nga AKBN. Kështu: që nga data 9 Shtator 2009 (që është edhe data efektive e fillimit të operacioneve), deri në fund të

Qershorit 2010, Stream ka shpenzuar për operacione të ndryshme një shumë prej rreth 20 milionë dollarësh dhe planifikon që të arrijë në rreth 30 milionë dollarë deri në fund të këtij viti”, - vuri në dukje z.Kapotas.

“Duke qenë sensibël ndaj fenomeneve apo problemeve sociale, kemi bërë të mundur, që të mbajmë një numër punëtorësh më të madh se ai që nevojitet për operacionet e “Stream”, në mënyrë që të mos ndihen efektet e të mos krijohet ndonjë problem social në zonë, veprim ky, i cili nuk është vlerësuar dhe përgëzuar nga askush deri më tani.

Në vijim të përmbushjes së obligimeve qe rrjedhin nga nje License Marreveshje per 25 vjet , që prej disa muajsh Stream i ka dorëzuar Autoriteteve Shqiptare Planet e detajuara të Zhvillimit që paraqesin në mënyrë të hollësishme angazhimet për investime në të gjitha zonat e operacioneve te programit të kombinuar të “Stream”, i cili parashikon shpenzime që shkojnë përtej 760 milionë dollarë të financuara nga burime Kanadeze dhe ndërkombëtare si dhe nga shitjet e produkteve krudo. “Stream” ka parashikuar investime shtesë sunstanciale për Bllokun e Eksplorimit të Gazit në Delvinë”, - tha më tej z.Kapotas.

Kurse shtoi: “Ju vë në dijeni, që “Stream” ka firmosur një Memorandum me një kompani Europiane e cila parashikon shpenzime të kombinuara për Prodhimin e Energjisë nga Naftë Indigenoues që shkojnë në rreth 850 milionë dollarë”.

“Stream Oil & Gas” është vetëm një prej kompanive publike nëpërmjet të cilave investitorët kanadezë dhe të huaj kanë investuar në sektorin e energjisë dhe naftes në Shqipëri prej disa vitesh tashmë. Një prej objektivave të “Stream” është që të vazhdojmë rritjen dhe zgjerimin e kësaj industrie duke tërhequr edhe investitorë të tjerë të huaj të cilët shohin Shqipërinë shumë pozitivisht.

“Është në të mirën e saj që të mos e humbë këtë moment të favorshëm, por ta përqafojë atë në mënyrë që të zhvillojë edhe më tej sektorë të tjerë sociale e ekonomikë. Ne besojmë që partnershipi ynë do të jetë i suksesshëm duke bërë të mundur që Shqipëria të përfitojë nga rritja e investimeve, punësimit, futja e teknologjive të reja moderne duke arritur standarde të larta ndërkombëtare”, - paralajmëron z.Kapotas.

“Megjithatë, si një Kompani Publike Kanadeze, ne operojmë nën rregulla shumë strikte për të mbrojtur interesat e investitorëve tanë dhe për t’i bërë ata të ndjehen mirë për investimet e tyre në Shqipëri. Në këtë mënyrë, “Stream”, nuk mund të tolerojë që të kritikohet në mënyrë fyese, denigruese e të pandershme, të lejojë informacione të pasakta

dhe keqdashëse rreth kompanisë. Duke parë sulmet publike të kohëve të fundit të bëra në adresë të kompanisë sonë, kemi informuar autoritetet kanadeze dhe kemi kërkuar që ato të ndërmarrim hapat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e investitorëve tanë. Ne shpresojmë që para çdo hapi legal ose ndonjë veprimi tjetër, burimet përkatëse do të

tërheqin deklaratat keqdashëse dhe faktet e pavërteta rreth kompanisë sonë pasi çdo informacion është publik për çdokënd, në çdo kohë në Bursën e Kanadasë”, - ka pohuar z.Kapotas.

Përfshirja e Autoriteteve të Qeverisë Kanadeze që do të mund të conte edhe në veprime legale gjë që do të rrezikonte trendin positiv të investimeve, apo të conte në mos dëshirën e investitorëve për të vazhduar të investojnë në Shqipëri, duke sjellë impakt dramatic jo aq për kompaninë në vetvete se sa për ekonominë Shqiptare.

Do të doja te pyesja që si Qeveria Shqiptare ashtu edhe Opozita të na bëjnë me dije publikisht nëse: investitorë si Haywood, JP Morgan, CIM, TD securities etj, që kanë investuar miliarda dollarë në projekte të tilla energjetike në të gjithë botën (qe kanë zgjedhur të investojnë në Shqipëri, duke mbajtur kontrollin kryesor të “Stream”) janë ose jo të mirëpritur që të vazhdojnë të investojnë në Shqipëri?? Shpresoj gjithashtu që si Shkëqesia e tij Kryeministri ashtu edhe Lideri i Opozitës të ndërmarrin hapat e nevojshme për të ndaluar këto akuza të pambështetura kundër kompanisë sonë e që mund të ketë impakt negativ në tregun ndërkombëtar duke sjellë jo vetëm humbje financiare por edhe humbjen e qindra vendeve të punës të “Stream” në Shqipëri.

“Dua ta mbyll këtu duke theksuar edhe një herë që “Stream” është një kompani publike, nuk ka asnjë afiliacion politik, është në Shqipëri për të përmbushur angazhimet e saj si dhe për të zhvilluar vlerat e përbashkëta në industrinë energjetike, në mënyrë që t’i tregojnë botës potencialin e vërtetë të këtij vendi. “Stream” do të vazhdojë të rrisë reputacionin e Kompanisë duke punuar në mënyrë korrekte e transparente”, - ka përfunduar z.Kapotas.

r.n/NOA

Lexoni reagimin e PS

KOMENTE