Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Goxhaj: Edi Rama po përdor për zgjedhjet vendore fondin japonez për rininë prej 1.1 milion dollarësh
English

Goxhaj: Edi Rama po përdor për zgjedhjet vendore fondin japonez për rininë prej 1.1 milion dollarësh

Tiranë, 12 gusht, NOA – Komisioni për transparencë bashkiake reagoi sot duke akuzuar Bashkinë e Tiranës dhe kreun e saj Edi Rama se po përdor Fondin Japonez të Zhvillimit Social për rininë e Tiranës, prej mëse 1 miliardë lekësh për fushatën e zgjedhjeve vendore të 2011-ës.

Duke iu referuar të dhënave të mbledhura nga Komisioni për Transparencë Bashkiake, Altin Goxhaj tha se “rezulton se fondi i Qeverisë Japoneze për rininë e Tiranës dhe Durrësit, po investohet në xhepat e atyre, që do të organizojnë fushatën elektorale të Edi Ramës për 2011”.

“Pra fondi i një qeverie të huaj për rininë shqiptare po devijohet për të financuar fushatën elektorale të PS 2011 dhe parashikohet të futet në xhepat e menaxherëve të fushatës. Siç rezulton nga të dhëna të mbledhura nga 1 organizatë rinore e krijuar nga Vullnetarët e Partisë Socialiste, një pjesë e fondit do të shkojë për të rekrutuar vullnetarë për fushatën”, theksoi Goxhaj.

Kreu i Komisionit për Transparencën Bashkiake, deklaroi ndërkaq se “Për këtë arsye, Komisioni për Transparencë Bashkiake, do t’i drejtohet Bankës Botërore dhe Qeverisë Japoneze për të kërkuar transparencë mbi destinacionin se ku ka përfunduar pjesërisht apo i gjithi ky fond, që synonte mbështetjen e të rinjve dhe organizatave të tyre në Tiranë dhe Durrës”.

Kryetari i Komisionit për Transparencë Bashkiake, Altin Goxhaj, tha se ky fond është faktik dhe se 10 muaj më parë, në 9 Nëntor 2009, Bashkia e Tiranës nënshkroi një marrëveshje me Bankën Botërore, më anë të së cilës mundësohej, një grant i financuar nga Fondi Japonez i Zhvillimit Social, nëpërmjet Bankës Botërore, me një shumë prej 1 155 700 dollarësh dhe një kohëzgjatje tre vjeçare, një lajm i publikuar madje në faqn zyrtare online të Bashkisë së Tiranës.

Sipas Goxhaj “Kanë kaluar 10 muaj dhe Bashkia Tiranë në mënyrë sekrete jashtë çdo mundësie transparence ka zhdukur çdo gjurmë informacioni, se çfarë po bëhet dhe ku kanë shkuar mbi 1 miliardë lekë të Qeverisë Japoneze për rininë e Tiranës”.

Në këtë kontekst Goxhaj tha se “Banka Botërore mban përgjegjësi para Qeverisë Japoneze për fondin prej 1.5 milionë Dollarësh të destinuara për rininë në Qytetin e Tiranës dhe në Qytetin e Durrësit, ku Edi Rama ka gëlltitur 1,1milionë dollarë, duke nënvizuar këtu edhe emrin e Ana Gjokutaj, e cila prej vitesh si një ndër njerëzit më të rëndësishëm të rrjetit sorosian në Tiranë, është personi, që duhet të kishte monitoruar proçedurat e konkurimit dhe transparencës së menaxhimit të këtij fondi, që është zhdukur në mënyrë sekrete”.

mit/NOA
KOMENTE