Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kishin mbjellë kanabis në kopsht, arrestohen dy gra
English

Kishin mbjellë kanabis në kopsht, arrestohen dy gra

Pogradec, 12 Gusht, NOA – Forcat e policisë së Pogradecit kanë arrestuar dy gra, të cilat janë kapur në flagrancë në kopshtin e tyre me binë narkotike të mbjella, të ngjashme me atë të kanabis sativa.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se dy të ndaluarat janë përkatësisht Natasha Braho, 44 vjeç dhe Elsa Hoxhallari, 48-vjeç; që të dyja lindur në Pogradec, por që aktualisht jetojnë në fshatin Starovë.

Kjo pasi në kopshtin që kanë në pronësi këto dy gra, iu gjetën 16 bimë të ngjashme me ato të kanabis sativa si dhe u asgjësuan 10 prej tyre, kurse 6 u morën në cilësinë e provës materiale.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të “Kultivimit të narkotikeve” parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal, ndërsa materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Korçës per hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE