Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Letra e DASH , PS: Qeveria e padenjë për të përfaqësuar aspiratat e shqiptarëve
English

"Letra e DASH", PS: Qeveria e padenjë për të përfaqësuar aspiratat e shqiptarëve

Tiranë, 12 gusht, NOA – Një ditë pas letrës së ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Filip Gordon, dërguar ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, selia rozë e konsideron mesazhin e Departamentit Amerikan të Shtetit si një paralajmërim të qartë ndaj aventurës së Sali Berishës, për të vënë nën kontrollin personal çdo qelizë të shtetit të së drejtës, përfshirë edhe Shërbimin Informativ Shtetëror.

Ky reagim i selisë rozë vjen menjëherë pasi opinioni publik, përmes mediave, u njoh me përmbajtjen e letrës, së nisur në emër të Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, si përgjigje ndaj ankesave të përsëritura të qeverisë Berisha, për qëndrimet e mbajtura nga Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, John L. Withers, II, të cilat qeveria është kujdesur t’i quajë si “qëndrime personale”.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, deklaroi sot se “Letra është një qëndrim i rikonfirmuar i qeverisë amerikane në lidhje me zgjidhjen e shpejtë të krizës politike dhe garantimin e pavarësisë së funksionimit të institucioneve”.

Duke iu referuar ankesave të qeverisë, të cilat sipas PS-së, dëshmojnë sharlatanizëm politik, deputeti Bushati theksoi se “Qëndrimet e Ambasadorit në ikje, Withers dhe atij në ardhje, Arvizu, në lidhje me zhvillimet politike në Shqipëri ngjasojnë si dy pika uji, pasi nuk janë qëndrime personale, por qëndrimet e aleatit kryesor të kombit shqiptar, SHBA-ve”.

Zoti Bushati deklaroi ndërkaq se “Është e pafalshme, që Sali Berisha me praktikat okulte të ‘96-‘97, përdori Lulzim Bashën në 2008 dhe Ilir Metën në 2010, respektivisht me administratën Bush dhe Obama, për t'u ankuar ndaj përfaqësuesve diplomatikë të SHBA-ve, të cilët kanë dhënë një ndihmë të pakursyer ndaj vendit dhe kombit tonë qysh nga ekzistenca e shtetit shqiptar”.

Sipas Bushatit këto veprime të qeverisë së Sali Berishës, janë edhe më të dënueshme në kushtet kur roli gjeopolitik i shqiptarëve në rajon është rritur ndjeshëm, sidomos në dekadën e fundit, falë mbështetjes së vyer të SHBA-ve.

Duke shprehur vlerësimin për kontributin e Ambasadorit Withers në përparimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, të cilat do të thellohen më tej me ardhjen në Tiranë të ambasadorit të ri, Aleksandër Arvizu, deputeti Ditmir Bushati në emër të selisë rozë, i kërkoi ndjesë partnerëve strategjikë të Shqipërisë, për papërgjegjshmërinë e qeverisë Berisha.

“Partia Socialiste e Shqipërisë gjen rastin t’i kërkojë ndjesë partnerëve tanë të pazevëndësueshëm për këtë qeveri të padenjë për nivelin e lartë të këtij partneriteti. Qeverisja jonë e nesërme do t’i japë fund këtyre luhatjeve të turpshme në raport me partnerin kryesor të kombit shqiptar dhe kurrë më SHBA nuk do ndeshen me situata të kësaj natyre, sepse me ne në qeveri do të marrë fund pushteti i arrogancës provincial”, përfundoi deklaratën e tij, deputeti Bushati.

mit/NOA
KOMENTE