Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pezullohet drejtori i Parkut të Butrintit, MTKRS: Keqadministrim dhe papastërti
English

Pezullohet drejtori i Parkut të Butrintit, MTKRS: Keqadministrim dhe papastërti

Tiranë, 12 Gusht, NOA - Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, ka firmosur sot pezullimin nga detyra të drejtorit të Parkut të Butrintit, Ylli Cerova.

Lajmi konfirmohet në mënyrë zyrtare për agjencinë e Lajmeve NOA, nga burimet e ministrisë së Kulturës, sipas të cilave keqadministrimi i Parkut të Butrintit, ka qenë arsyeja e marrjes së një vendimi të tillë ekstrem për shefin e Parkut të Butrintit nga ministri Xhaferaj.

“Arsyeja e këtij pezullimi ka qenë për shkak të mungesës së pastërtisë në Parkun e Butrint”, thuhet konkretisht në deklaratën e lëshuar mbi këtë shkarkim.

Duke shtuar se “megjithëse ministri Xhaferaj e ka paralajmëruar edhe në takime të posaçme, të merren masa që pastërtia të jetë primare, sidomos gjatë sezonit turistik, ky ka qenë një urdhër i pazbatuar nga Cerova”.

Sipas tij, aty është vënë re papastërtia, objekte të ndaluara në brendësi të parkut si dhe shkelja e regullave në lidhje me mirëmbajtjen e vlerave arkeologjike të parkut.

“Deri në emërimin e drejtorit të ri të Parkut të Butrintit, është ngarkuar drejtoria e Përgjithshme e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore më në krye z.Klodian Pajuni për mbarëvajtjen e administrimit të këtij parku”, përfundon deklarata e lëshuar nga ministria e Turizmit.

n.e/NOA

KOMENTE