English

SHBA, dënohet me 14 vjet burg kuzhinieri i Bin Laden

SHBA, 13 Gusht NOA - Ish-kryekuzhinieri i Bin Laden, Ibrahim Al-Qosi, 50 vjeç, prej tetë vitesh i arrestuar në Guantanamo, është dënuar me 14 vjet burg. Ai ka pranuar se ka mbështetur ate qe nga SHBA quhet terrorizmi islamik dhe për këtë arsye dënimi i tij ka pësuar një reduktim (prokurori kishte kërkuar 15 vjet).

Dënimi i Al-Qosi është i pari që ndodh nën administrimin e Obamës ndaj një të burgosuri në Guantanamo. Kryekuzhinieri i kreut të Al-Kaidës ka pranuar kryerjen e krimeve terroriste për të cilat ai ishte akuzuar dhe për këtë arsye është dënuar.

Megjithatë sudanezi, do të kryejë një dënim shumë më të ulët dhe kjo si rrjedhojë e një marrëveshje të arritur ndërmjet akuzës dhe mbrojtjes në shkëmbim për pranimin e fajit.

r.b/NOA

KOMENTE