Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, aksidentoi 22 vjeçarin me motoçikletë, ndalohet drejtuesi i makinës
English

Shkodër, aksidentoi 22 vjeçarin me motoçikletë, ndalohet drejtuesi i makinës

Shkodër, 12 gusht, NOA – Për shkelje të Kodot Rrugor është ndaluar në Shkodër një 24 vjeçar, i cili me automjetin e tij aksidentoi një 22 vjeçar me motoçikletë.

Policia e qytetit bëri të ditur se ngjarja ndodhi dje rreth orës 15.50, në lagjen “Skënderbeg”, të qytetit të Shkodrës, pikërisht në kryqëzimin e rrugës të Spitalit Rajonal.

Sipas të dhënave nga policia 24 vjeçari E. Bajraktari, banues në Laç Vaudejës, duke drejtuar makinën e tij tip Benz me ngjyrë blu me targë SH 8656 D, përplasi 22 bjeçarin D. Zefi, vjeç 22, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, në Shkodër, ndërsa po udhëtonte me një motoçiklete tip Yamaha me targë Sh 324 A..

I dëmtuari lajmëron policia ndodhet i shtruar ne Spitalin Rajonal të qytetit në gjendje të rëndë për jetën.

Uniformat blu të Shkodrës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar dhe zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sipas policisë aksidenti ndodhi për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe për këtë drejtuesi i automjetit, 24 vjeçari E.Bajraktari po procedohet në gjendje të lirë.

mit/NOA
KOMENTE