Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen dy vetë, shtrënguan me anë të kanosjes një shtetas për t’i marrë pasuri
English

Arrestohen dy vetë, shtrënguan me anë të kanosjes një shtetas për t’i marrë pasuri

Tiranë, 13 gusht, NOA - Strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Kryeqytetit në bashkëpunim me autoritet Italiane të zbatimit të ligjit bënë të mundur arrestimin e një grupi kriminal, me tendencë shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Personat e vënë në pranga në kuadër të këtij operacioni janë 32 vjeçari Xhovalin Stak Hasani me banim në Itali dhe 28 vjeçari Fatmir Mark Quni, me banim në Kamëz.

Burime nga policia e kryeqytetit thanë për agjencinë NOA se në ngarkim të të arrestuarve u arrit të dokumentohet tërësisht implikimi në vjedhjen me armë, të datës 09 Maj të këtij viti në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë, ku i kanë marrë nën kërcënimin e armës një shtetasi, një shumë të konsiderueshme eurosh.

Sipas policisë, pas vjedhjes së parë, disa ditë më vonë dyshohet se, drejtuesi i këtij grupi kriminal, 32 vjeçari Xhovalin Hasani, ka organizuar me anë të telefonit nga Italia, një shtrëngim me anë të kanosjes të po këtij shtetasi, duke bashkëpunuar me 28 vjeçarin Fatmir Quni, me synim marrjen e shumës së parave prej 70 mijë eurosh, të cilën e kanë realizuar me anë të kërcënimit dhe vjedhjes me armë.

Në ngarkim të tyre, u bë e mundur ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda në Tiranë, e cila kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg” për konsumim të veprave penale të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie dhe vjedhje me armë.

Ky grup kriminal, u godit në sajë të informacioneve të poseduara për ata si dhe falë bashkëpunimit me autoritet ndërkombëtare italiane të zbatimit të ligjit.

Aktualisht nga strukturat e hetimit të krimit, dhe më konkretisht specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve me Armë në bashkëpunim me Prokurorinë e krimeve të Rënda po punojnë intesivisht për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

mit/NOA
KOMENTE