Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Athina zyrtare: Vrasja në Himarë, autorët ishin të motivuar etnikisht
English

Athina zyrtare: Vrasja në Himarë, autorët ishin të motivuar etnikisht

Athinë, 13 Gusht, NOA – “Ngjarje të tilla janë të papranueshme dhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse nxisin tensione etnike”.

Kjo ka qenë deklarata e mbërritur nga Athina zyrtare lidhur me incidentin e ndodhur në Himarë, ku 35-vjeçari Aristotel Guma gjeti vdekjen, akt ky që ka shkaktuar reagime të shumta dhe u shoqërua me bllokimin për 13 prë të tëra të rrugës së Himarës nga protestues që e cilësuan si të qëllimshme vrasjen e të ndjerit.

Konkretisht, nëpërmjet një deklarate zyrtare të zëdhënësit të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Athina ka pohuar se “personat që kanë kryer vrasjen, kanë qenë të motivuar etnikisht”.

Deklarata e publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme greke, thekson se “ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se duhet të dënohen nga e gjithë shoqëria”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Himarë, dje në orët e mbrëmjes së vonë, pas një sherri për motive etnike, ndërsa, policia e Vlorës ka arrestuar sot 7 persona dhe në kërkim është një i tetë.

Ndërkaq, lidhur me të ka reaguar edhe kryepeshkopi Anastas Janullatos, teksa po punohet në bashkëpunim me prokurorinë e Vlorës, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

n.e/NOA

KOMENTE