Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Idrizi: Problemi çam, jo si çështje e ndryshimit të kufijve apo pretendimesh
English

Berisha-Idrizi: Problemi çam, jo si çështje e ndryshimit të kufijve apo pretendimesh

Tiranë, 13 gusht, NOA – Çështja çame dhe zgjidhja e problemeve të pronave për anëtarët e komunitetit çam, ishte në qendër të takimit që u zhvillua sot mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Unitet (PDU), Shpëtim Idrizi, i shoqëruar nga deputeti tjetër i kësaj partie Dashamir Tahiri.

Dy deputetët e PDU-së e informuan kryeministrin për programin dhe përpjekjet, që po bëjnë për sensibilizimin dhe zgjidhjen e problemit të çamëve, duke e konsideruar atë si çështje e të drejtave të njeriut, ku problemi i pronës është konform të gjitha ligjeve dhe konventave ndërkombëtare.

Kryeministri Berisha theksoi se vlerëson qëndrimin e PDU-së në parlament në mbështetje të mazhorancës.

“Mazhoranca, - theksoi kryeministri, - i përmbahet parimit se sot ideali më i mirë kombëtar i shqiptarëve është ideali evropian , i integrimit të shqiptarëve në Evropë dhe i trajtimit të të gjitha problemeve në përputhje me normat evropiane. Në këtë kontekst, qeveria mendon se problemi çam nuk përbën kategorikisht një çështje të ndryshimit të kufijve apo pretendimesh territoriale. Problematika e tij duhet të trajtohet në përputhje me traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit që ekziston midis 2 vendeve tona”.

Ndërsa sa i përket një pike tjetër të ngritur nga përfaqësuesit e PDU-së siç është ai i integrimit të komunitetit çam në administratën shqiptare, kryeministri Berisha u shpreh i hapur për të ndërmarrë hapa konkretë për integrimin e këtij komuniteti pa asnjë lloj diskriminimi në administratë.

Nga ana tjetër, kryeministri Berisha u shpreh i hapur edhe ndaj kërkesave të tjera të parashtruara nga përfaqësuesit e PDU-së siç ishte ngritja e një komiteti kombëtar të diasporës, ringritja e shtëpisë muze të rilindasit Hasan Tasimi si dhe ndërtimi i varrezës së Kllogjerit në përkujtim të 2700 viktimave çame.

Në përfundim të takimit, kryeministri Berisha dhe përfaqësuesit e PDU-së ranë dakord që të bashkëpunojnë një marrëveshje kuadër për bashkëpunimin e ardhshëm midis dy forcave politike.

n.e/NOA

KOMENTE