English

Bllokohet sërish aksi Vlorë-Sarandë, banorët vendosin gurë në rrugë

Vlorë, 13 gusht, NOA – Aksi rrugor Vlorë-Sarandë është bllokuar sërish në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke bërë që makinat e udhëtarëve të cilët e frekuentojnë atë gjatë sezonit veror, të krijojnë radhë të gjata kilometrike.

Korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA konfirmon se rruga për në Himarë numëron deri në 3 kilometra makina të ndaluara në vend, të pamundura për të lëvizur dot, duke bërë që udhëtarët të flenë brenda tyre, pa patur mundësi të zhvendosen dot.

Një bllokim i tillë i aksit më të rëndësishëm rrugor, në pikun e sezonit të verës, ndodhi edhe gjatë javës së kaluar, pikërisht gjatë periudhës kur ai kthehet në një nga më të frekuentuarit për pushuesit e rivierës shqiptare.

Gjithçka ka ndodhur për shkak të një aksidenti i cili i ka marrë jetën një të riu në rrugën e Himarës, Aristotel Guma, 35-vjeç.

Ky i fundit mësohet se është gjendur i vdekur në orët e natës dhe një orë më pas, banorët menjëherë kanë bllokuar rrugën.

Banorët kërkojnë menjëherë zbardhjen e ngjarjes, e cila sipas tyre ka qenë e qëllimshme ... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE