English

Durrës, ndalohet një shtetas, po regjistronte një makinë të vjedhur në Trevizo

Durrës, 13 gusht, NOA – Policia e Portit të Durrësit ka ndaluar një 26 vjeçar, që vinte nga Italia, i cili po regjistronte në këtë port bregdetar një makinë të vjedhur një vit më parë, në Trevizo të Italisë.

Procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit me iniciale, K.N. , nga Kuçova dhe banues në Tiranë, nisi për arsye se dje rreth orës 11.00 të paradites, ky shtetas shtetasi i ardhur nga Italia me tragetin e linjës Bari – Durrës është paraqitur për të regjistruar në sportelin e kontrollit të policisë pasaportën e tij dhe dokumentet e një makine.

Gjatë kontrollit të skedës së të dhënave për dokumentet e makinës tip Benz 320 CDI, me targa DS220XF, nga verifikimet e policisë kufitare rezultuan se makina ishte vjedhur në 10 maj të 2009-ës, në qytetin Trevizo të Italisë.

I ndaluari po ndiqet tashmë në gjendje të lirë nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorrike.

mit/NOA
KOMENTE