English

Ibra, Barça i bën thirrje Milanit

Spanjë, 13 Gusht NOA - Gazetat spanjolle, veçanërisht ato që i qëndrojnë pranë klubit të Barcelonës, vazhdojnë të insistojnë se Zlatan Ibrahimovic nuk do të qëndrojë tek kjo skuadër.

Arsyeja tashmë dihet, pasi janë të shumtë sulmuesit që bëjnë pjesë në këtë skuadër sidomos me ardhjen e Villës dhe për Ibrën diçka e tillë do të thotë një sezon midis stolit dhe fushës.

Një fakt i tillë vështirë se do të pranohej nga gjiganti suedez dhe për këtë arsye ai mund të kalojë në radhët e kuq e zinjve të Milanit.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja sportive “El Mundo Deportivo”, e cila ka pohuar për një mundësi huazimi njëvjeçare tek skuadra italiane.

Me sa duket, gjithçka do të bisedohet gjatë zhvillimit të trofeut “Joan Gamper”, në program më 25 gusht, ku do të jetë një ndeshje në të cilën do të përballen të dy ekipet.

r.b/NOA

KOMENTE