Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Java IX e Kinemasë Spanjolle, “Europa në ekran” shfaqet në Durrës
English

Java IX e Kinemasë Spanjolle, “Europa në ekran” shfaqet në Durrës

Durrës, 13 gusht, NOA – Ambasada e Spanjës njofton se në kuadrin e javës së IX të Kinemasë Spanjolle shfaq nismën “Europa në ekran” në qytetin e Durrësit, gjatë datave 16-20 Gusht, në teatrin “A.Moisiu”.

“Në kuadrin e programacionit kulturor të mbylljes së Presidencës Spanjolle të BE-së dhe, duke qenë se kinemaja është një nga transmetuesit më të mirë të kulturës në shprehjen e saj shumëfishe, më 16 gusht do të fillojë Java e IX e Kinemasë Spanjolle, që do të quhet “Europa në ekran”, bën me dijeni kjo përfaqësi diplomatike.

Duke shtuar se kjo javë është konceptuar me projektimin e një seri filmash spanjollë të realizuar në bashkëpunim me vende të BE-së si Portugalia, Gjermania apo Franca, për të treguar ndryshimet dhe sfidat që, si Spanja ashtu edhe Europa ka përballuar në 50 vitet e fundit, dhe me pesë portrete që reflektojnë aspekte të ndryshme të shoqërisë europiane sipas vështrimit të kinemasë spanjolle.

Konkretisht, të hënën më 16 gusht, do të projektohet filmi “Një frankë, 14 peseta” (2006) me regji të Carlos Iglesias.

n.e/NOA

KOMENTE