Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klinton letër Metës: Vlerësojmë gjithçka bëni për Kosovën dhe pajtimin me Serbinë
English

Klinton letër Metës: Vlerësojmë gjithçka bëni për Kosovën dhe pajtimin me Serbinë

Uashington, 13 gusht, NOA – “Ne vlerësojmë thellësisht gjithçka që Shqipëria dhe ju personalisht keni bërë për të çuar përpara kauzën e një Kosove të pavarur, paqësore dhe demokratike, ndërkohe që keni ndjekur në mënyrë të shpejtë dhe të qëndrueshme pajtimin rajonal me Serbinë”.

Këto janë fjalët me të cilat hapet letra që sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i ka dërguar ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, duke shtuar se “opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë përforcoi në mënyrë të vendosur qëndrimin tonë të hershëm se deklarata e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

“Ju falënderoj për koordinimin tuaj të ngushtë dhe të fortë, i cili ndihmoi për të realizuar këtë gur themeli të rëndësishëm”, shkruan ajo më tej.

Ndërkaq, përfaqësuesja e lartë amerikane ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të nxisin ato shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të ndërmarrin këtë hap dhe do të mbështesë veprime konstruktive në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas saj, opinioni i GJND-së mund të shërbejë gjithashtu si një katalizator për Serbinë dhe Kosovën, për të lënë mënjanë diferencat dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive mbi çështjet praktike dhe për të përmirësuar jetën e popullit të Serbisë, Kosovës dhe të gjithë rajonit.

“Kjo është rruga drejt një të ardhmeje të përbashkët si pjesë e një Evrope që është e lirë, e bashkuar dhe në paqe”, përfundon letrën e saj, Hillari Klinton.

n.e/NOA

KOMENTE