English

Zgjedhjet e 15 nëntorit, qeveria shtesë fondi për komisionerët

Tiranë, 13 Gusht, NOA – Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2010, miratuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për pagesën e komisionerëve në zgjedhjet e pjesshme për pushtetin vendor, për disa bashki e komuna, më 15 nëntor 2009.

“Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi prej 3.900.000 lekësh, për pagesën e komisionerëve në zgjedhjet e pjesshme për pushtetin vendor, për disa bashki e komuna, të zhvilluara më 15 nëntor 2009, i ndarë përkatësisht 3.4 milionë lekë për paga dhe 0.5 milionë lekë për mallra e shërbime.

Mësohet se ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ngarkohen ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

n.e/NOA

KOMENTE