Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet shqiptari që goditi me thikë një adoleshent italian
English

Arrestohet shqiptari që goditi me thikë një adoleshent italian

Itali, 15 Gusht NOA - Është kapur djali i ri i cili ka therur një 17-vjeçar si rrjedhojë e një grindje duke e goditur atë me thikë në bark. Bëhet fjalë për një djalë me origjinë shqiptare me moshë 26 vjeçare, i cili akuzohet për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. 17-vjeçari u sulmua në fillimin e ditës së shtunë pranë një kioske në plazh dhe u shpëtua nga policia, të cilët e transportuan menjëherë në spital. Pasi u shtrua në spital, djali u operua menjëherë për arsye të dëmtimeve të brendshme të shkaktuara nga goditja që mori me thikë. I riu kishte arritur të shkonte në komisariatin e Civitavechia në këmbë dhe kjo pasi ishte plagosur.

Ai u tregoi policëve se ishte goditur me anë të një thike nga një i huaj dhe kjo pas një grindje të nisur për motive të parëndësishme. 17-vjeçari dhe shqiptari ndodheshin pranë një kioske në bregdet të qytetit në fushën e Largo Galli. Hetimet e policisë ishin të menjëhershme, ku policët e komisariatit erdhën menjëherë në vendngjarje. Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, inspektori i Romës, Tagliente, nënshkroi vendimin për të pezulluar licencën e kioskës, pranë së cilës u zhvillua sulmi.

r.b/NOA

KOMENTE