Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FIFA: S’do ketë më barazime në Botëror, tani do luhet vetëm për të shënuar
English

FIFA: S’do ketë më barazime në Botëror, tani do luhet vetëm për të shënuar

Gjenevë, 14 Gusht, NOA – Tani e tutje, skuadrat pjesëmarrëse në një kampionat botëror nuk do të lejohet më që të barazojnë, por do t’u kërkohet patjetër që të fitojnë ose të humbasin.

Ky është rregulli më i fundit i përcaktuar nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit, i cili u komunikua nga vetë presidenti i saj, Josep Blater, sipas të cilit “nuk do të ketë më barazime në ndeshjet eliminatore të Botërorit të ardhshëm, por edhe gjatë finaleve të këtij kompeticioni”.

Sipas tij, kjo është një zgjidhje e duhur, pasi të dyja skuadrat do të luajnë vetëm për të shënuar.

Blater ka sqaruar më pas se nëse koha e rregullt do të përfundojë në barazim, atëherë skuadrat do t’i drejtohen menjëherë goditjeve nga pika e penalltisë.

“Po reflektojmë në eliminimin e barazimeve gjatë ndeshjeve kualifikuese dhe finaleve të Botërorit. Nëse pas 90 minutave nuk do të ketë asnjë fitues shkohet menjëherë te penalltitë. Gjatë eliminatoreve skuadrat mendojnë vetëm të mos humbin duke i bërë ndeshjet e mërzitshme. Ndërsa me rregulloren e re do të mendojnë vetëm për të shënuar dhe fituar”, sqaroi Blater lidhur me rregullat e reja të Botërorit të ardhshëm.

n.e/NOA

KOMENTE