Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fluksi i emigrantëve, radhë 1.5 km në pikën kufitare të Kakavijës
English

Fluksi i emigrantëve, radhë 1.5 km në pikën kufitare të Kakavijës

Kakavijë, 14 Gusht, NOA – Vazhdon të jetë ende i lartë numri i emigrantëve shqiptarë të cilët vijnë në atdhe për të kaluar pushimet verore, edhe në fillimin e këtij pesëmbëdhjetëditëshi të fundit të muajit gusht.

Kështu, sipas të dhënave të komunikuara nga burimet policore të Kakavijës për agjencinë e Lajmeve NOA, fluksi i madh i emigrantëve shqiptarë që donin të shkelnin në tokën shqiptare, ka shfaqur radhë gjata që arrijnë deri në 1.8 kilometra në pikën kufitare të Kakavijës.

Të njëjtat burime policore konfirmojnë se gjatë orëve të para të ditës së sotme kanë hyrë në Shqipëri 4 mijë emigrantë, që punojnë e jetojnë në shtetin fqinjë, ndërkohë që janë në pritje edhe mbi 5 mijë të tjerë.

Mësohet gjithashtu se aktualisht pala shqiptare po punon me 8 sportele, ndërsa ajo greke me 4 sportele.

n.e/NOA

KOMENTE