Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kujtonte se vuante nga kanceri, një bizele i mbiu në mushkëri
English

Kujtonte se vuante nga kanceri, një bizele i mbiu në mushkëri

SHBA, 14 Gusht, NOA - Pas një mushkërie të shembur ishte i bindur, ashtu si dhe mjekët se kishte kancer, por një radiografi dha një diagnozë të habitshme.

Ron Sveden, 75-vjeç, një amerikan nga Kepi Kod, në Massachusetts kishte një lule bizele, e cila po rritej në mushkëritë e tij. Ajo ishte kaluar dhe lartësinë e një centimetri dhe sapo u vu re u hoq menjëherë nga mjekët, të cilët nuk janë në gjendje të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur.

Ron Sveden tashmë mund ta shohë këtë çështje me shumë ironi dhe nga ana tjetër me një lehtësim shumë të madh.

Prej muajsh, i moshuari po luftonte një emfizemë të keqe dhe në mënyrë të papritur gjendja e tij u përkeqësua.

Ai përfundoi në spital me një mushkëri të shembur, ku ishte mjaft e nevojshme një verifikim, i cili do të pohonte që nuk kishte prani të kancerit.

Mjekët, të cilët hoqën bimën prej 1,25 cm ende nuk janë në gjendje të japin një shpjegim për atë çka ka ndodhur. Hipoteza më e mundshme është se Ron ka ngrënë bizele, njëra prej të cilave ka kaluar në rrugët e frymëmarrjes.

"Nuk e di aspak se çfarë mund të ketë ndodhur", - tha i moshuari. "Zoti duhet të ketë vërtetë një sens të madh humori",- përfundoi ai duke e ironizuar këtë çështje. r.b/NOA

KOMENTE
  • Anizel22:41 - 29 Shtator 2010
    ...shyqyr qe shpetoi.........