English

Manchester City, pas Balotellit tashmë dhe Ibra

Manchester, 14 Gusht, NOA - Manchester City së bashku me sheikët e tij nuk kanë përfunduar së çudituri në këtë sezon të merkatos.

Kështu, pasi kanë siguruar shërbimet e Mario Balotellit, një operacion që u mbyll në shifrën e 27 milionë eurove që do të shkojnë në drejtim të Interit, tashmë ekipi i Mançinit është duke menduar për sulmuesin e Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic.

Mesa bëhet e ditur nga shtypi britanik, drejtuesit spanjollë tashmë janë kontaktuar dhe po flitet për një tratativë shkëmbimi, e cila do të sjellë në Spanjë Robinho kundrejt transferimit të Ibrës tek skuadra angleze. r.b/NOA

KOMENTE