English

Normalizohet lëvizja e makinave, fundjavë e qetë në Himarë

Himarë, 14 gusht, NOA – Situata në Himarë duket se është normalizuar. Korrespodenti i agjencisë NOA raporton se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve.

Banorët e zonës, pas protestave të zhvilluara dje deri në orët e vona të mbrëmjes, janë larguar nga aksi kryesor i rrugës duke krijuar mundësinë e qarkullimit të automjeteve. Ndërkohë që turistët që kanë zgjedhur këtë zonë për të zhvilluar pushimet kanë mundësinë që të lëvizin normalisht.

Megjithatë për shkak të problemeve të krijuara gjatë gjithë ditës së djeshme vihet re një lëvizje më e pakët e automjeteve.

Vdekja në një aksident të qëllimshëm e 32 vjeçarit Aristotel Guma krijoj tension në qytetin e Himarës, pasi banorët e zonës bllokuan rrugën duke kërkuar kapjen e autorëve.

Policia arriti të arrestojë shtatë prej personave dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Por pavarësisht masave të marra nga autoritet bllokimi i rrugës dhe problemet kanë vijuar deri në mesnatën e ditës së djeshme.

Gjatë protestës mes banorët kanë shkaktuar dhe incidente me mediat e pranishme që pasqyronin ngjarjen dhe kameramanët që filmonin zhvillimin e saj.

Gjithcka erdhi pas akuzave se shtate persona kane marre pjese ne vrasjen e nje te riu minoritar.

a.r/NOA

VIDEOT: Reagimet politike:

{youtube}uLvWFPMv5N0{/youtube}

Pamje nga varrimi i Gumës

{youtube}sZqGswmDSWg{/youtube}

Reagon Ministria e Brendshme

{youtube}Xvxmf-7dwTY{/youtube}

KOMENTE