Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Jo bisedime të fshehta me Beogradin për Mitrovicën
English

Thaçi: Jo bisedime të fshehta me Beogradin për Mitrovicën

Prishtinë, 14 Gusht, NOA - Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, përmes një prononcimi për mediat, i ka cilësuar si spekulime të gjitha deklarimet në media dhe ato të opozitës se për veriun e Kosovës po diskutohen forma të autonomisë jashtë Pakos së Ahtisarit.

Ai ka hedhur poshtë në këtë mënyrë akuzat që kanë mbërritur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, se po bëhen bisedime të fshehta nga qeveria e Kosovës, me autoritetet e Beogradit, në të cilat sipas anëtarëve të saj, janë përfshirë edhe negociatat për veriun e Kosovës.

Deklaratat e tilla Thaçi i ka bërë gjatë një vizite në Mitrovicë, ku ka deklaruar se kjo pjesë e Kosovës do të integrohet bazuar veprimet që janë në harmoni me Kushtetutën dhe Pakon e Ahtisarit.

“Tani do të investojmë në një proces për integrimin e qytetit por në të njëjtën kohë edhe për integrimin dhe bashkëpunimin e gjithë qytetarëve për një jetë të re, për një Mitrovicë të re, Mitrovicë të bashkuar dhe unike”, ka thënë Thaçi, duke premtuar në Mitrovicë ndarjen e 5 milion eurove për ndërtimin e shtëpive për banorët që duan të kthehen në lagjen Kroi i Vitakut.

n.e/NOA

KOMENTE