Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veron: Maradona bëri zgjedhje të gabuara
English

Veron: Maradona bëri zgjedhje të gabuara

Buenos Aires, 14 gusht - Mesfushori Juan Sebastian Veron është lojtari i parë i Argjentinës që ka kritikuar përzgjedhjen e kombëtares në botëror.

Veron ka thënë se stërvitjet e Maradonës para dhe gjatë botërorit "Afrika e Jugut 2010" nuk ishin të mira.

Veron tha se Maradona nuk ka ditur të shfrytëzojë si duhet Lionel Mesin. Futbollisti me përvojë ka vlerësuar se mesfusha e Argjentinës nuk ka qenë fare e balancuar dhe kështu i ka krijuar probleme sulmuesit të Barcelonës.

“Mesi nuk është mësuar të shkojë deri në qendër për të marrë topin. Është vështirë të kërkosh nga ai të vrapojë 50 metra me top në këmbë. Thjesht, ai nuk është mësuar të luajë kështu dhe kjo është vërejtur edhe në fytyrën e tij, pasi përballej me shumë kundërshtarë", ka deklaruar Veron.

NOA

KOMENTE