Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vihet në punë centrali bërthamor iranian i ndërtuar me ndihmën e Rusisë
English

Vihet në punë centrali bërthamor iranian i ndërtuar me ndihmën e Rusisë

Moskë, 13 Gusht, NOA – Do të jetë në funksionim nga data 21 gusht, centrali bërthamor iranian i ndërtuar me ndihmën e Rusisë.

Lajmi u bë i ditur nga Serghiei Novikov, një zëdhënës i agjencisë bërthamore ruse, e cila e ndërtoi impiantin.

Me rastin e ceremonisë do të jenë të pranishëm, kreu i Rosatom, Serghiei Kirilenko dhe ministri i Energjetikës, Serghiei Smatko. Në Moskë, është njoftuar se centrali do të nisë punën e tij pavarësisht nga sanksionet e OKB-së. "Karburanti do të vendoset në reaktor nga data 21 gusht, - tha Serghiei Novikov, - dhe nga ai moment, Bushehr do të gjykohet si një strukturë bërthamore". Projekti i centralit në gjirin Persik u iniciua nga kompania gjermane Siemens para revolucionit islamik të 1979 dhe më pas u ndërpre pas shpërthimit të luftës Iran-Irak në 1980. Vetëm në vitin 1994, Rusia ishte në gjendje për të rifilluar ndërtimet që kishte menduar fillimisht për t'i përfunduar në 1999. Por, siç raportohet nga Drejtori i Organizatës për Energjinë Atomike në Iran, Akbar Ali Salehi, sanksionet e fundit e vëna nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së kanë "ngadalësuar" zhvillimin e programit iranian. Irani është subjekti i aplikimeve të sanksioneve të OKB-së dhe kjo pasi bashkësia ndërkombëtare e Teheranit kërkon të zhvillojë armë atomike nën bulimin e një programi civil bërthamor. r.b/NOA
KOMENTE