Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PLL: Aksidenti në Himarë, qarqet greke po nxjerrin mllefin antishqiptar
English

PLL: Aksidenti në Himarë, qarqet greke po nxjerrin mllefin antishqiptar

Tiranë, 15 Gusht, NOA – Partia Lëvizja e Legalitetit ka reaguar sot për aksidentin e ndodhur tre ditë më parë në Himarë ku humbi jetën Aristotel Guma. Duke shprehur dhimbjen për jetën e humbur, PLL kërkon që çështja të mos trajtohet si një problem i minoritetit grek, por si një aksident i ngjashëm me ata që ndodhin çdo ditë në rrugët e vendit.

Kryetari i PLL-së, Ekrem Spahia shkon dhe më tej duke e lidhur reagimin e një pjesë të minoritetit grek si përgjigje ndaj deklaratave të kryeministrit Sali Berisha të bëra pak ditë më parë për rolin e Himarës në historinë antike dhe moderne të kombit shqiptarë dhe lidhjet e saj më formimin e ndërgjegjes kombëtare.

“Tendenca për politizimin e këtij aksidenti buron nga qëllime aspak fisnike dhe njerëzore. Nuk është rastësi që aktivizimi i korit të zërave greqisht folës vjen pas inaugurimeve të shumta të investimeve përgjatë bregut Jon dhe deklarimeve te kryeministrit Berisha në kalanë e Himarës, ku ai foli për lidhjen e ngushtë të kësaj kalaje me historinë e kombit shqiptar”, u shpreh Spahia.

Ai është shprehur se deklaratat e kreut të qeverise duket se nuk u kanë “pëlqyer qarqeve ekstremiste greke, të cilat mezi pritën një shkak për të nxjerrë në pah të gjithë mllefin e tyre antishqiptar.”

Spahia tha se kombi shqiptar ka treguar prej shekujsh se nuk manifeston asnjë urrejtje etnike. Sipas tij kanë qenë shqiptarët ata që janë bërë viktima të kësaj urrejtje “që është ushtruar ndaj tij prej kombeve të tjera, ku Greqia zë një vend kryesor”.

Spahia ka përmendur një sërë incidentesh të rënda të ndodhura ndaj shqiptarëve nga institucione të shtetit grek si; “gjenocidi ndaj popullsisë çame, masakra e Peshkëpisë, thirrjet rrëqethëse të ushtarëve grek ndaj shqiptarëve, vrasja e Gramoz Palushit dhe plot emigrantëve të tjerë”, të cilat sipas tij janë “shembuj tipik të urrejtjes greke ndaj kombit shqiptar”.

Spahiu ka shtuar se heshtja e qarqeve greke për të gjitha këto raste dhe ngritja e zërit për aksidentin e të ndjerit Guma, “është një fakt komprometues që dëshmon sjelljen e tyre me dy standarde”.

Kreu i PLL-së në reagimin e tij i ka bërë apel dhe kryepeshkopit Janullatos. “Do të kishte qenë mirë që Janullatos të prononcohej edhe për ndodhitë e mësipërme, e sidomos të lutej për shpirtrat e 15 vetave që humbën jetën në aksidentin tragjik rrugor më 17 korrik në Gjegjan të Pukës”, u shpreh Spahia.

Nga ana tjetër ai i ka bërë apel dhe medias vendase që ta përcjellë me realizëm këtë ngjarje “e të mos bëhet pre e skenarëve të parapërgatitur në kuzhinën greke”.

Spahia kërkon nga organet kompetente zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe moslejimin e cenimit të autoritetit shtetëror në Himarë.

NOA

KOMENTE