Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vendet më të lumtura të botës
English

Vendet më të lumtura të botës

Me shumë mundësi, mëngjesin pasi humbën finalen e kupës së botës në futboll, holandezët janë ndjerë pak në depresion. Megjithatë, me shumë mundësi një ditë më pas ata nuk e kanë menduar më këtë fakt dhe kjo duke u bazuar në një studim të fundit i cili pohon se vendet e ulëta janë më të lumturat në mbarë botën.

Kështu kampionët spanjollë të cilët me fitimin e këtij trofeu patën një eufori të madhe në mbarë vendin, kanë shumë pak për të festuar. Duke mbetur në këtë temë ky shtet renditet në vendin e 17 në 21 shtetet e Evropës.

Kjo me shumë mundësi pasi, lumturia e një vendi lidhet më shumë me pasurinë ekonomike se sa me sukseset sportive.

Në këtë renditje pesë vendet e para që janë konsideruar si më të lumturat në botë janë, Danimarka, Finlanda, Norvegjia, Suedia dhe Holanda, ku të gjitha janë vendosur në pjesën veriore të Evropës kontinentale dhe të gjitha janë shumë të pasura. “Vendet skandinave duhet thënë se ja kalojnë shumë mirë”, - shpjegon Jim Harter, një ndër kërkimtarët kryesorë të këtij studimi.

“Me shumë mundësi kjo vjen pasi nevojat primare të qytetarëve janë të kënaqshme në një nivel superior krahasuar me vendet e tjera. Nëse analizojmë të dhënat e përgjithshme, këto nevoja bazë shpjegojnë raportin midis të ardhurave dhe mirëqenies.

r.b/NOA

KOMENTE