Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
50 mijë shqiptarë “mbeten jashtë” Marrëveshjes së Ohrit
English

50 mijë shqiptarë “mbeten jashtë” Marrëveshjes së Ohrit

Shkup, 16 gusht, NOA - Një numër i madh shqiptarësh, nëntë vite pas konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, ka mbetur jashtë kornizave të asaj që quhet Marrëveshja e Ohrit. Janë mbi dhjetë komuna dhe vendbanime, ku popullsia shqiptare ka mbetur pakicë dhe e izoluar nga çdo e drejtë elementare.

Kjo popullatë që numëron mbi 50 mijë banorë nuk gëzon asnjë të drejtë që i mundëson kushtetuta në bazë të përkufizimit “bashkësi etnike mbi 20 për qind”.

Shqiptarët në Manastir, Resnjë, Krushevë, Dollnen, Veles, Ohër Prespë dhe komunat e tjera, sidomos ato brenda Shkupit, nuk gëzojnë të drejtën e përdorimit të gjuhës, përdorimin e simboleve kombëtare, përfaqësimin në institucione, investimet dhe projektet zhvillimore social-ekonomike dhe benefite të tjera nga shteti.

Diskriminimi i hapur dhe brutal ndodhë edhe sot e kësaj dite në komunën e Krushevës, ku shqiptarët përbëjnë mbi 22 për qind, por nuk kanë asnjë të drejtë elementare. Nuk ka mbishkrime në gjuhën shqipe, nuk ka përdorim të gjuhës shqipe në administratën komunale si dhe nuk lejohet e drejta e përdorimit të gjuhës, edhe pse janë dy këshilltarë komunal nga radhët e shqiptarëve.

Edhe në komunën e Dollnenit shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të popullsisë, por edhe atje po ndodh diskriminimi i skajshëm institucional dhe shkelja e kushtetutës nga ana e pushtetit që udhëhiqet nga shumica maqedonase, për shkak të mosrespektimit të të drejtave elementare të shqiptarëve.

Dëmi më i madh në komunën e Dollnenit është shkaktuar për banorët e fshatit Zhitoshë, kryesisht me popullsi shqiptare, që tani janë nën kufijtë e komunës së Dollnenit, ndërsa dikur ishin nën Krushevë.

Diskriminimi i tyre ndodhë edhe me nxjerrjen e dokumenteve personale dhe shërbimeve të tjera, për shkak se janë të detyruar të udhëtojnë në Prilep, edhe atë rreth 50 kilometra për tu pajisur me dokumente, derisa në të kaluarën shërbimet i kryenin në Krushevë, që është në një largësi më pak se 15 kilometra.

Varfëria, bujqësia në nivelin e mbijetesës dhe vala e vazhdueshme e emigrimit është jeta reale që po bëhet në këto zona, ku edhe pak ato kuadro të shkolluara nuk gjejnë vend pune në qytetet e afërta.

Edhe në Manastir nuk ndjehet asgjë nga Marrëveshja e Ohrit. Vefki Bajrami, agronom i diplomuar sqaron pozitën e shqiptarëve në këtë vend.

“I bëj apel që të ndërhyjnë dhe të shohin se çfarë ndodhë në Manastir. Unë i shoh politikanët shqiptarë pavarësisht nga cila parti që janë të dobët për ti zgjidhur punët edhe atje ku dominojnë, mirëpo kërkojmë që mos të na anashkalojnë. Këtu ska çka flitet për Marrëveshjen e Ohrit. Ka presione të ndryshme. Deri tani nuk është hapur edhe një paralele e shkollës së mesme edhe pse pati disa nisma”, thekson Vefki Bajrami.

NOA/INA

KOMENTE