English

Aeroplani goditet nga një rrufe dhe ndahet përgjysmë (VIDEO)

San Andres, 16 Gusht 2010 NOA - Është goditur nga një rrufe gjatë fazës së uljes në aeroportin kolumbian të ishullit San Andres, një Boing 737 i linjës ajrore Aires dhe është thyer në tri pjesë.

Në këtë incident një nga pasagjeret u nda nga jeta ndërsa 34 të tjerë u plagosën. Aeroplani mbante 121 pasagjerë dhe dhjetë anëtarë të ekuipazhit.

Nga informacionet paraprake, të lëshuara nga prokurori i forcave ajrore kolumbiane, thuhet se aeroplani e gjeti veten në mesin e një stuhie, e cila e ndau atë në gjysmë, gjatë uljes.

“Aeroplani ishte nisur nga Bogota dhe ulja u zhvillua pikërisht gjatë një stuhie të fortë”, - tha koloneli Gustavo Barrero, i Forcave Ajrore të Kolumbisë. “Të plagosurit janë transportuar në spitalet lokale. Piloti tha se ishte verbuar nga dritat e forta të rrufesë – shtoi Donald Tascone, drejtori i linjave të aviacionit kolumbian.

Ai gjithashtu theksoi se aktualisht ato po merren me mbetjet e avionit dhe kjo në përpjekje për të vlerësuar dëmin e saktë dhe shkaqet e aksidentit.

r.b/NOA

{youtube}AMz41lz-sXU{/youtube}

KOMENTE