English

Del Piero: Mendojmë për Sturm Granz

Ekipi i Juventusit do të gjendet në Vinovo duke filluar nga dita e hënë dhe kjo për tu përgatitur në ndeshjen e kualifikimit për në Europa League.

“Përqëndrimi është maksimal dhe i gjithi i drejtuar në impenjimin që na intereson më shumë për momentin ose e thënë ndryshe në dy ndeshjet me Sturm Graz. Është ky objektivi i parë i këtij sezoni dhe nuk duhet të gabojmë”, - këto ishin fjalët e kapitenit të bardhë e zinjve Alex Del Piero në lidhje me sfidën e radhës që pret skuadrën e tij.

Kapiteni shtoi gjithashtu dhe në lidhje me trofeun Tim ku pohoi se kur humbet asnjëherë nuk ndihesh mirë, por sipas tij rezultati në ndeshje të tilla nuk ka shumë rëndësi.

r.b/NOA

KOMENTE