English

DR: Të hapet kufiri i Maqedonisë me Kosovën

Shkup, 16 gusht, NOA – Partia Demokracia e Re në Maqedoni ka kërkuar nga qeveria që të mundësojë ndërtimin e rrugëve dhe hapjen e kufirit me Kosovën, duke krijuar më shumë mundësi për shkëmbimet tregtare.

Xhabir Islami, Kryetar i Këshillit Komunal të Komunës kufitare të Likovë i zgjedhur nga DR-ja, u shpreh sot se përfaqësuesit e Bashkimit Liberal Demokrat në qeverinë e Shkupit duhet të krijojnë mundësinë për realizimin e këtij projekti.

“Bëjmë apel dhe kërkojmë nga Qeveria dhe MPJ, nëse janë të interesuar që kjo komunë ta shoh zhvillimin e saj përmes tregtisë me komunat tjera të Kosovës, të mirën më me seriozitet me këtë problematikë dhe t’i mundësojnë qytetarëve të kësaj komune që prodhimet e tyre t’i nxjerrin përmes këtij kufiri me një kosto më të ulët. Në këtë mënyrë do të arsyetohet plotësisht hapja e këtij kufiri”, u shpreh ai.

Islami gjithashtu u shpreh se qytetarët e komunës se Likovës kanë nevojë “urgjente që të hapet edhe vendkalimi kufitar Llojan-Miratoc me Luginën e Preshevës”

NOA

KOMENTE