Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, aksion për heqjen e tubacioneve të ujërave të zeza që derdhen në det
English

Durrës, aksion për heqjen e tubacioneve të ujërave të zeza që derdhen në det

Durrës, 16 gusht, NOA - Një aksion i Agjencive Rajonale të Mjedisit dhe Ministrisë së Mjedisit ka nisur mëngjesin e sotëm në zonën e Shkëmbit të Kavajës në qytetin e Durrësit për të shkëputur të gjitha tubacionet e ujërave të zeza që derdhen në det.

Aksioni ka si qëllim pastrimin e zonës nga tubacionet që shkaktojnë ndotjen e një prej plazheve më të frekuentuar nga pushuesit gjatë sezonit veror. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se deri tani është bërë e mundur bllokimi i një tubacioni.

Sipas zyrtarëve ky aksion do të vazhdojë për gjatë gjithë bregdetit duke përfshirë Malin e Robit dhe Golemin.

Në aksion marrin pjesë Drejtoritë Rajonale të Mjedisit të Durrësit dhe Tiranës, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit si dhe forca të policisë. Sipas specialistëve të agjencive të mjedisit gjatë kësaj kohe është bërë vëzhgimi dhe kontrolli i dokumentacioneve dhe gjatë ditës së sotme do të merren masat për prishjen e lidhjeve të tubacioneve dhe vendosjen e gjobave.

Ndërkohë që punonjësit po verifikojnë të gjitha lidhjet e paligjshme të tubacioneve të cilat nuk respektojnë kriteret ligjore për ndotjen e ambientit.

Masa e marrë nga institucionet synon përmirësimin e ambientit dhe krijimin e kushteve më të mira për të pasur një plazh të pastër.

Fillimi i plazhit në Shkëmbin e Kavajës është një prej zonave më të ndotura, gjë që e ka bërë të pamundur zhvillimin e plazhit.

NOA

KOMENTE