English

Masakron me grushte bashkëfshatarin, ndalohet 43 vjeçari

Korçë, 16 gusht, NOA – Debati mes dy bashkëfshatarëve ka degjeneruar në sherr me grushte dhe me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Zëmblak të rrethit të Korçës dhe të përfshirët në sherr janë 43 vjeçari Bilal Mullalli dhe 47 vjeçari Ylli Kulla.

Policia e Korçës bënë të ditur se pas marrjes së denoncimit nga ana e shtetasit Ylli Kulla dhe verifikimit të ushtrimit të dhunës fizike në trupin e tij u bë shoqërimi i Mullallit në komisariat dhe nisja e hetimeve në gjendje të lirë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”.

Sipas policisë sherri mes dy bashkëfshatarëve ka nisur për motive të dobëta.

NOA

KOMENTE