Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Energjitikës, Prifti: Investimet në energjetikë, 692 milionë Euro
English

Ministri i Energjitikës, Prifti: Investimet në energjetikë, 692 milionë Euro

Tiranë, 16 gusht, NOA - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se investimet e qeverisë në energjitikë, kapin vlerën e 692 milion eurove.

Duke iu referuar të dhënave ministri Dritan Prifti theksoi faktin se “këto investime në energjetikë paraqiten me shumë interes, pasi në bazë të kërkesave të bëra në shtatë muajt e parë të viti 2010 rezulton se, investimi i përgjithshëm për ndërtimin e 51 hidrocentraleve dhe 8 parqeve të prodhimit të energjisë nga era është rreth 692 milionë euro, me fuqi të përgjithshme të instaluar 590 MW.

Sipas ministrit Prifti në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në 51 kërkesa për ndërtimin e hidrocentraleve, vetëm gjatë shtatë mujorit të parë të vitit 2010, janë lidhur 19 kontrata për 19 hidrocentrale dhe 32 të tjera janë në fazën e tenderimit apo të negocimit të kontratave dhe se vetëm për hidrocentralet parashikohet një investim prej 258.811.707 Euro, me një fuqi të të instaluar prodhimi 215 MW.

Ndërsa janë paraqitur, edhe 8 kërkesa për parqe të prodhimit të energjisë nga era, me një vlerë investimi 433.998.454 Euro dhe me një kapacitet prodhues 375 MW.

“Investimet në energjetikë duket se janë nga më të leverdisshmet sot në Shqipëri, për faktin, që energjia e prodhuar garantohet nga qeveria, pra që blerja e energjisë është tashmë e garantuar me ligj nga qeveria me një çmim, që është shumë i leverdisshshëm, që eliminon në këtë mënyrë dhe riskun e investimit për ata që i financojnë, kryesisht për bankat”, deklaroi ministri i Ekonomisë.

Zoti Prifti nënvizoi ndër të tjera se “Ofrohen çertifikatat jeshile, që është një stimul tjetër për të investuar në sektorin energjetik dhe nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Liçencimit dhe reformës së muajve të fundit bërë nga qeveria koha dhe liçencat që janë për periudhën pas koncensionare, janë shkurtuar në mënyrë maksimale”.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me koncesionet në hidrocentarle, ministri i Energjitikës tha se “Unë jam shumë i kënaqur, sepse janë mbi 30 hidrocentrale të cilët janë në punë e sipër, duke u ndërtuar. Kjo është një shifër e madhe. Disa prej tyre kanë filluar prodhimin dhe deri në fund të këtij viti do të jenë rreth 12 hidrocentrale, që do të kenë përfunduar dhe do vihen në punë”, shtoi ai.

Sipas ministrit pjesa tjetër e hidrocentraleve do të vihet në punë gjatë vitit 2011, ku 27 prej tyre kanë dorëzuar projektet e zbatimit në ministri dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për t’u miratuar projektet dhe më pas për të vazhduar zbatimi i tyre.

mit/NOA

KOMENTE